Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e sotme në një hotel në Prishtinë

20:17 | 18 Mars 2023
K.B

Prokuroria e Shtetit tashmë ka ndaluar dy persona me inicialet A.M dhe M.M nën dyshimin se kanë kryer vrasje të rëndë në një hotel në Prishtinë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave A.M dhe M.M , nën masat e sigurisë nga Polica, pasi që gjinden në trajtim mjekësorë. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “ Vrasje e rëndë”, sipas KPRK-së”, ka thënë Ulaj.

Sipas Policisë, dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekesor.

lexo edhee:

Vritet një burrë në një hotel në lagjen “Arbëria”, plagosen me thikë dy të tjerë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme