Google ADS

Bisedime maratonike në Ohër, asnjë informacion zyrtar për rrjedhën e negociatave

19:38 | 18 Mars 2023
K.B

Është duke vazhduar ende takimi mes mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar se si po rrjedhin negociatat mes dy vendeve.

Ky takim ka nisur tash e disa orë.

Paraprakisht pak minuta para orës 17:00 ka pas një pauzë të shkurtër.

Dy udhëheqësit po takohen me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së për të diskutuar zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Është paralajmëruar një konferencë e Josep Borrell pas përfundimit të këtij takimi.

Vlen të përmendet se për këtë takim ka pasur shumë interes nga mediat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme