Kombëtarja e Kosovës U21 këtë muaj do ta shfrytëzojë për t’i zhvilluar dy ndeshje miqësore, në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për ndeshjet kualifikuese për Evropianin ‘Sllovakia 2025”.
Në fakt, Dardanët U21, të hënën, do të udhëtojnë në Antalya, atje ku do të zhvillojnë kampin e radhës përgatitor dhe ku do t’i luajnë dy miqësore: fillimisht kundër Moldavisë U21, më 24 mars në Antalya dhe më pas kundër Turqisë U21, më 27 mars në Alanya.
Përzgjedhësi Afrim Tovërlani për këto dy miqësore ka ftuar 23 futbollistë, përfshirë shtatë futbollistë nga Superliga e Kosovës.
Portieri i Drenicës, Altin Gjokaj, Erdin Dushi e Lulzim Peci të Trepçës ’89, Oltion Bilalli i Gjilanit, Veton Tusha e Lindon Emërllahu të Ballkanit dhe Ardit Tahiri i Dritës janë futbollistët e ftuar nga skuadrat e Superligës së Kosovës.
Pjesë e listës ishin edhe futbollisti i FC Freiburg, Andi Hoti dhe futbollisti i Malishevës, Drilon Hazrollaj, por ata kësja radhe nuk do të mund të jenë në dispozicion për shkak të lëndimeve. Kombëtarja e Kosovës U21 është e përfshirë në Grupin D për kualifikimet e Evropianit 2025, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Polonia, Izraeli, Bullgaria dhe Estonia.
Ciklin kualifikues Dardanët U21 e fillojnë në më 20 qershor në shtëpi ku do të përballen me Estoninë.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...