Stoltenberg pret nga Kurti dhe Vuçiq bisedime konstruktive për progres

10:51 | 18 Mars 2023
A. B.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur në lidhje me takimin e sotëm të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Ohër.

Stoltenberg me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se pret nga Kurti dhe Vuçiq progres, pasi sipas tij, ky është çelësi për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit.

“Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në Ohër janë të rëndësishme dhe unë pres nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe për të bërë progres. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. @NATO_KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, ka shkruar Stoltenberg. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme