Google ADS

Urdhër-arresti për Putinin, Zelensky: Vendim i rëndësishëm historik

23:44 | 17 Mars 2023
K.B

Presideni i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përmes një videoadresimi të postuar në Twitter e ka quajtur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin e urdhër arrestit për presidentin rus, Vladimir Putin, “vendim historik nga i cili do të fillojë përgjegjësia historike”.

“Deportimi i fëmijëve ukrainas është transferimi i paligjshëm i mijëra fëmijëve tanë në territorin rus,” është shprehur presidenti ukrainas, duke shtuar se “një operacion i tillë kriminal do të ishte i pamundur pa urdhërin e liderit të lartë të shtetit terrorist”, tha Zelensky.

Ndërsa Rusia vendimin e ka quajtur “të egër, të papërgjegjshëm dhe të pavlefshëm”.

Kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi sot urdhër arrestin për Putinin nën akuzën për krime lufte.

lexo edhe:

Lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për Vladimir Putin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme