Presidenti kinez Xi Jinping do të bëjë javën e ardhshme një vizitë shtetërore në Rusi, ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, thanë të premten Kina dhe Kremlini.
Ai do të qëndrojë në Rusi nga e hëna deri të mërkurën.
Të dy udhëheqësit u takuan për herë të fundit në Kinë vitin e kaluar kur zoti Putin mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore dhe në shtator në një konferencë rajonale në Uzbekistan.
Vizita e javës së ardhshme u njoftua një ditë pasi Kina u bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të fillojnë bisedimet e paqes për t’i dhënë fund konfliktit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha të premten se vizita e zotit Xi në Rusi do të “nxisë koordinimin strategjik dhe bashkëpunimin praktik midis dy vendeve dhe do t’i japë një shtysë të re zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha muajin e kaluar se do të takohej me presidentin kinez pasi zoti Xi bëri thirrje për bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës.
Kina dhe Rusia kanë forcuar marrëdhëniet në një sërë fushash dhe janë angazhuar në një partneritet “pa kufij”, siç e quajnë dy vendet./voa
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen