Ish presidenti i Kosovës, njëherësh edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, sot shtatë vite më parë ishte në Kenia për herë të parë për të lobuar për njohjen nga ky vend.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli tha se janë dashur shtatë vitë, të kalojnë tri qeveri që ky vend të fillojë një partneritet bashkëpunimi me Kosovën.
“Sot, 7 vjet më parë, ishim në Kenia për herë të parë për të lobuar për njohjen nga ky vend i madh afrikan. U deshën 7 vite të kalojnë, 3 qeveri të ndryshojnë, 8 vizita dhe mikpritje shumë herë të mysafirëve që ky vend të fillojë një partneritet bashkëpunimi me Kosovën në të gjitha fushat”, tha Pacolli.
Tutje kreu i AKR-së, shkruan se shteti i Kenias është një fuqi në kontinentin afrikan dhe Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë potencial nga partneriteti i krijuar.
“Urime Kosovë! Kenia është një fuqi në kontinentin afrikan dhe Kosova nga tani duhet të shfrytëzojë potencialin nga ky partneritet i krijuar”, u shpreh ai.
Në fund Pacolli ka shkruar edhe një këshillë të marrur nga gjyshi i tij.
“Gjyshi më thoshte gjithmonë se “mos vepro kurrë në atë mënyrë që dyert të mbyllen pas teje, ato gjithmonë duhet t’i gjesh të hapura kur të duhet”./arbresh.info/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...