Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama i shoqëruar nga hoxhë Halil Kastrati sot kanë vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
Ai përmes një postimi në facebook tha se mosha është veç një numër.
“Koha që kaloj në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, më kujton se mosha është vetëm një numër, por mençuria e përvoja që vjen me të është e paçmuar. Është e rëndësishme që ne të ofrojmë një vend të rehatshëm dhe të sigurt për personat e moshuar, të cilët kanë nevojë për kujdes dhe të ndjehen si në shtëpinë e tyre. Ky vend duhet të ofrojë një ndjenje bashkësie, në mënyrë që të luftohet një nga problemet më të mëdha me të cilën ballafaqohet ky komunitet – vetmia”, ka shkruar Rama.
Rama tha se ndjehet i lumtur që këtë vizitë e bënë bashkë me hoxhë Halil Kastrati, i cili si pioner në këtë aspekt, ka dhënë ide fantastike për investime të reja në këtë shtëpi./Arbresh.info/
Postimi i plotë i Ramës:
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...