Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës i ka pezulluar 37.5 milionë euro për komunat, para këto që janë të parapara të përdoren në vitin 2023.
Ibrahimi për arbresh.info ka thënë se në bazë të Ligjit për Ndarje Buxhetore për Vitin 2023 në pikën 6 të nenit 9 për të hyrat vetanake të komunave thuhet që bilancet e pashpenzuara të të hyrave vetanake të komunave nga viti fiskal 2022, të depozituara në Fondin e Kosovës, ndahen për vitin 2023.
“Kjo i bie që komunave do t’ju barten të hyrat nga viti 2022 në vitin 2023 por assesi që të hyrat vetanake nga vitet paraprake, pra të vitit 2021 nuk do t’i barten komunave në vitin 2023. Me këtë rast rreth 37.5 milionë euro nuk do t’i barten komunave në vitin 2023 dhe këto mjete do të mbahen të pezulluara nga Qeveria e Kosovës, pra, ato mjete janë të komunave dhe nuk mund të përdoren as nga vetë Qeveria. Meqë ato tash nuk kanë humb, por s’po mund t’i përdorë askush, atëherë po themi se ato kanë mbetur pezull”, tha Ibrahimi për arbresh.info.
Ai theksoi se këto para kanë qenë të ndara për t’u përdorur në investime kapitale.
“Me këtë rast këto mjete të cilat janë të dedikuara për investime kapitale në përmirësimin e jetës së qytetarëve nuk do të mund të ndodhin”, tha Ibrahimi.
AKK-ja e sheh amandamentimin e Ligjit për ndarje buxhetore si zgjidhje lidhut me këtë problem.
“Zgjidhja e vetme e këtij problem është amandamentimi i Ligjit për ndarje buxhetore ku pika 6 e nenit 9 do të ndryshohet dhe t’iu mundësohet komunave bartja e të hyrave vetanake edhe nga viti 2021”, tha ai./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...