Abazoviq thërret seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

12:08 | 17 Mars 2023
A. B.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thirrur për sot seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Këshilli për Siguri Kombëtare, përveç kryeministrit si kryesues, përbëhet nga anëtarë: Filip Axhiq, ministër i Punëve të Brendshme, Marko Kovaç, Ministër i Drejtësisë, Aleksandar Damjanoviq, Ministër i Financave dhe drejtues të tjerë të institucioneve të sigurisë.

Këshilli për Siguri Kombëtare së fundi ka miratuar një konkluzion me të cilin udhëzon Ministrinë e Drejtësisë që të formojë një grup punues ndërinstitucional për zbatimin e dispozitave të Ligjit për Gjykatat dhe Ligjit për Prokurorinë e Shtetit.

Ditën e djeshme është kryer një aksion i policisë malazeze ku janë arrestuar disa policë.

Kujtojmë se presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka nënshkruar Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Malit të Zi në bazë të autorizimit që i është dhënë me Kushtetutë.

Gjukanoviqit iu propozua që nëse nuk formohet një pushtet i ri ekzekutiv, ai të shpërndajë Kuvendin për të organizuar zgjedhje të reja.

Të ngjashme