Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim sot të dërguarin e ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas Konjufcës, në këtë takim është diskutuar për dialogun, me theks të veçantë në propozimin evropian për normalizim të raporteve Kosovë – Serbi.
“Diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend, rajon dhe më gjerë, procesin e dialogut dhe hapat e mëtejmë, me fokus të veçantë propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Konjufca.
Kryeparlamentari në Facebook ka theksuar se fokusi i njohjes gjithmonë është njohja e plotë dhe marrëveshjet që arrihen, duhet të respektojnë sovranitetin e vendit, integritetin territorial dhe Kushtetutën.
“Ritheksova se asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë, dhe se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet në procesin e dialogut me Serbinë duhet të respektojë në plotni sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Tutje, ai është shprehur falënderues ndaj Escobar për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve në dialog./arbresh.info
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...