Presidenti kinez, Xi Jinping do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Rusi nga 20 deri më 22 mars me ftesë të presidentit rus Vladimir Putin, njoftoi sot Kremlini dhe Ministria e Jashtme kineze.
Vizita vjen pasi Kina ka ofruar të ndërmjetësojë paqen në Ukrainë, një përpjekje që u prit me rezerva në Perëndim duke pasur parasysh mbështetjen diplomatike të Pekinit për Rusinë.
“Gjatë bisedimeve do të diskutohen çështjet lokale dhe zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të partneritetit gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimit strategjik midis Rusisë dhe Kinës “, njoftoi Kremlini.
“Do të nënshkruhen një sërë dokumentesh të rëndësishme dypalëshe”, thuhej më tej në njoftim.
Ministria e Jashtme kineze njoftoi pa sqarime të mëtejshme se “me ftesë të Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, Presidenti Xi Jinping do të bëjë një vizitë zyrtare në Rusi nga data 20 deri më 22 mars” .
Kina dhe Rusia arritën një partneritet “pa kufij” në shkurt 2022, kur Putin vizitoi Pekinin për hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore , disa javë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën.
Që atëherë, të dyja palët kanë vazhduar të theksojnë fuqinë e lidhjeve të tyre . Tregtia midis dy vendeve është rritur që nga pushtimi dhe Kina është blerësi më i madh i naftës ruse, një burim kryesor i të ardhurave për Moskën.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...