Google ADS

Escobar në Prishtinë, takohet sot me krerët e shtetit

07:44 | 17 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Para takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, i dërguari Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të takojë liderët politikë të Kosovës.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Presidentja, Vjosa Osmani, do të presë të sot në takim të dërguarin Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,.

Sipas tyre, takimi Osmani-Escobar do të fillojë nga ora 09:00 e paraditës.

Përveç kësaj, është specifikuar se presidentja kosovare dhe emisari amerikan, do të deklarohen për media. “Në orën 10:00, pas takimit, Presidentja Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar, deklarohen për media”, shkruan në njoftimin zyrtar.

Poashtu edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, do ta presë në takim, zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar.

Kështu njofton Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun përmes një komunikate për media, përcjell arbresh.info.

Takimi pritët të filloj nga ora 10:20 në kabinetin e kryetarit Konjufca.

Emisari amerikan do të pritet në takim edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Kjo u bë e ditur nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, përcjell arbresh.info.

Takimi pritet të filloj nga ora 11:00.

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kështu konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Ambasada amerikane në Shkup.//Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme