Ronaldinho rrëfen një histori nga burgu: Mendova se do më rrihnin çdo ditë

18:59 | 16 Mars 2023
E.H

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, braziliani legjendar Ronaldinho, ra në nivelet më të ulëta në vitin 2020 kur përfundoi në një burg paraguaian për përdorimin e një pasaporte false.

Ai ka kaluar disa kohë pas hekurave dhe heziton të flasë për këtë në publik, por tani ka zbuluar një histori nga ditët e burgut.

Asi i famshëm pranoi se kishte një trajtim të veçantë.

“Unë hyra në burg i bindur se do të më rrihnin çdo ditë dhe do të bënin të gjitha ato gjëra të tmerrshme që bëjnë normalisht në burg”, tha Ronaldinho në një intervistë ndërsa shtoi:

“Megjithatë, në vend të kësaj, të burgosurit thirrën menjëherë gardianët. Ata kërkuan një top që unë t’u tregoja truket dhe t’i argëtoja. Të nesërmen në mëngjes luajtëm pesë me pesë kundër gardianëve”, zbuloi futbollisti i famshëm.

Ronaldinho dominoi në burg, skuadra e tij ishte e pamposhtur në ato ndeshje dhe në një turne ai madje arriti të fitojë një derr të pjekur./lajminet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme