Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, njoftoi se sot ka filluar projekti i Bashkimit Evropian për deminim të Kosovës, në bashkëpunim me “TheHaloTrust” dhe me “Ndihmën Popullore Norvegjeze”.
Me anë të një postimi në Twitter, Szunyog bëri të ditur se për këtë projekt BE i ka ndarë pothuajse katër milionë euro.
“Krenar që lançojmë sot projektin e BE-së në Kosovë për deminim me partnerët tanë zbatues “TheHALOTrust” dhe Ndihma Popullore Norvegjeze. BE-ja do të investojë pothuajse 4 milionë euro për pastrimin dhe çlirimin për përdorim të sigurt të zonave të prekura nga minat dhe mbetjet e municioneve thërrmuese”, ka shkruar ambasadori, përcjell arbresh.info.
Zonat të cilat do të deminohen sipas Szunyog, përfshin kryesisht male, pyje, kullota dhe toka bujqësore.
“Zona që do të pastrohet, përfshin kryesisht male dhe pyje dhe kullota dhe tokë bujqësore. Duke bashkuar forcat dhe financimin në deminim, me @StateDept dhe @NorwayMF, ne do ta bëjmë Kosovën më të sigurt për komunitetet e saj dhe do të kontribuojmë në zhvillimin social ekonomik”, ka thënë ai.
Ky projekt sipas tij ka për qëllim ta bëjë Kosovën vend sa më të sigurt.
Proud to launch today 🇪🇺#EU-🇽🇰#Kosovo Demining Action project with our implementing partners @TheHALOTrust Europe NL and Norwegian People’s Aid 🇳🇴.
The EU will invest almost EUR 4 million to clear and release for safe use areas affected by mines and cluster munition remnants. pic.twitter.com/IGxyLL5zf3— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 16, 2023
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...