Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.
Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ku tha se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
“Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit vetura ka dalë nga rruga duke rënë poshtë disa metra. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitet policore janë marrë me aksidentin”, tha Krasniqi.
Ai tha se njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin./arbresh.info/.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin