Google ADS

Xhaka e Shaqiri me 25 mars do luajn në Serbi, në ndeshjen Zvicër-Bjellorusi

13:49 | 16 Mars 2023
K.B

Ftesat e Murat Yakin i janë konfirmuar edhe Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit për ndeshjen Bjellorusi-Zvicër.

Ndeshja do të luhet me 25 mars në Novi Sad, pasi që Bjellorusia nuk lejohet të organizojë ndeshjet në territorin e saj për shkak të përfshirjes në pushtimin rus të Ukrainës.

Por prania e Shaqirit në fushë është ende në dilemë për shkak të një dëmtimi muskular që ka pësuar së fundi.

Xhaka e Shaqiri janë dy lojtarët më të urryer në Serbi ngase e kanë eliminuar këtë shtet dy herë nga Botërori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme