Qyteti antik i Butrintit ndodhet në Shqipëri, jo në Greqi, Muzeu Britanik korrigjon gabimin

13:47 | 16 Mars 2023
A. B.

Një gabim trashanik në një publikim të Muzeu Britanik ka sjellë reagimin e anëtari i këshillit shkencor të UNESCO-s, studiuesi shqiptar Auron Tare.

Muzeu Britanik kishte shfaqur një koleksion të vjetër monedhash nga qyteti antik i Butrintit, “Buthrotum” duke shkruar se Butrinti është në Greqi, “Buthrotum Epirus, Greece”.

Ndërkohë, Tare bëri me dije përmes një njoftimi në Facebook se pas letrës që ai i dërgoi muzeut, gabimi u korrigjua në “Buthrotum Epirus Albania”.

“Jam i lumtur të njoftoj vendimin e sotëm të Muzeut Britanik për të ndryshuar emrin e vendndodhjes së Butrintit nga Buthrotum Epirus Greece në Buthrotum Epirus Albania. Muzeu britanik reagoi shpejt pas një letre që i dërgova Drejtorit të Përgjithshëm mbi saktësinë e terminologjisë së përdorur për të përshkruar Butrintin si qytet grek”, shkruan Tare. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme