Sindikata e re e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK), ka protestuar sot me kërkesën për rritje të pagave.
Gjatë protestës, punëtorët e KEK-ut kërkuan pagesë të rrezikshmërisë së punës dhe ngritje të shujtës ushqimore, raporton arbresh.info
Ata protestuan me thirrjet “Punëtorët e rrezikuar në punë, por rrezikshmëria nuk paguhet”, dhe “puna e rëndë, ushqimi i lehtë, 1 euro e 74 centë”. Kryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica paralajmëroi se nëse nuk paguhet rrezikshmëria e punës dhe rrjedhimisht nuk rriten pagat, atëherë nuk do të ketë as rrymë për qytetarët.
“Ne s’jemi dalë me dëshirë, por po i kërkojmë të drejtat tona. Kemi tejkaluar prodhimin e energjisë elektrike, kemi rritur eksportin, e kemi bërë Kosovën me dritë, por, menaxhmenti po i injoron dhe nuk po i respekton punëtorët e KEK-ut. Megjithatë, s’kanë qare pa e ngrit pagën sepse do të mbesin në terr”, tha ai para protestuesve.
Tutje, Llumnica e drejtoi gishtin tek menaxhmenti i KEK-ut, duke i quajtur ata si të dështuar në kohën e tyre.
“ S’presim mirë nga menaxhmenti sepse po udhëhiqemi nga disa pensioner e njerëz të dështuar në kohën e vet. Është drejtori, Ismet Raca i cili ka shkaktuar humbje milionëshe”, përfundoi Llumnica.
Ndryshe, nga punëtorët e korporatës së KEK-ut njashtu kanë kërkuar edhe shtimin e numrit të punëtorëve, duke deklaruar se shumë kanë vdekur, e shumë të tjerë janë larguar si mungesë e kushteve. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...