Sot në Kigali të Ruandës po mbahet Kongresi i 73-të i FIFA-s, e ku presidenti aktual Gianni Infantino ka fituar mandatin e ri katërvjeçar.
Por, përveç rizgjedhjes së Infantinos, Kongresi i FIFA-s ka votuar edhe për suspendimin e dy Federatave të Futbollit, asaj të Sri Lankës dhe asaj të Zimbabves.
Shkak i përjashtimit të këtyre federatave është bërë ndërhyrja e politikës në sport, përkatësisht ndërhyrja e Ministrisë së Sportit e Sri Lankës në procesin e zgjedhjeve në federatë, si dhe vendimi i qeverisë së Zimbaves për ta hequr nga detyra sekretarin e përgjithshëm të federatës dhe vendosjen e një Këshilli të Përkohshëm për udhëheqje të federatës.
FIFA si organizatë udhëheqëse e futbollin në nivel global ka rregulla të rrepta për të mbrojtur pavarësinë e saj dhe të federatave anëtare nga ndikimet politike.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...