Google ADS

Leonardo di Caprio reagon pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar

09:18 | 16 Mars 2023
A. B.

Aktori dhe aktivisti, Leonardo DiCaprio ka reaguar pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar.

Ai e quan një ditë historike shpalljen Park Kombëtar Vjosën, ndërsa falënderon të gjithë personat që kontribuuan.

“Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë.

Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu.

Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”, shkruan Di Caprio.

Ai është një prej personazheve publikë që ka lobuar shumë për ruajtjen e natyrës, përfshirë edhe lumin Vjosa në vendin tonë. /arbresh.info/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme