Nga: Besnik Jusufi
Për librin “NËN HIJEN E ROZAFËS” (botim i shtëpis botuese ONUFRI) të Sami Repishtit e kategorizuar si autobiografi me epitetin Narrativë e jetueme.
Autori i librit “Nën hijen e Rozafës” – narrativë e jetueme në mënyrë mjaft të hollë dhe lucide ka bërë kushtimisht thënë regjistrin e jetës së tij sidomos të atyre viteve që i ka kaluar në Shqipërinë totalitare të sunduar nga komunistët në formë ose fiktiv të udhëhequr nga Enver Hoxha.
Në këtë libër të përbëre nga 32 pjesë në gjithsej 335 faqe autori i këtyre rreshtave lexuesit i paraqet individin përkatësisht jetën e tij në kuadër të totalitetit socio – politik të Shqipërisë së pas luftës nacionalçlirimtare e quajtur antifashiste.
Përafërsisht janë dy dekada të jetës së Sami Repishtit që fillojnë në kohën e një gjimnazisti e deri në 10 vitet e burgut të tmerrshëm që kaloi deri në momentin e ikjes nga Shqipëria, të paraqitura në mënyrë kronologjike e të përshkruara mjaft bukur në këtë libër.
Krejt natyrshëm duhet thënë se autori i librit “Nën hijen e Rozafës”, nuk ka bërë një regjistër të thjeshtë statistikor në rrafshin kalendarik të jetës së tij, mirëpo na paraqet një regjistër të tmerrit e poshtrimit të jetuem në rrafshin psiko – social, socio – politik dhe ekonomik të Shqipërisë komuniste – totalitare të pas luftës antifashiste nacionalçlirimtare.
Konsideroj se Sami Repishti në këtë libër reflekton në bazë të filozofisë së tij politike qysh si gjimnazistë se si dhe pse filloi kjo jetë e tmerrit.
Në pjesën e parë të këtij libri Samiu paraqet zanafillën e ideve politike totalitare dhe poshtëruese të klasës komuniste në skenën politike të Shqipërisë së atyre viteve.
Arhen e këtyre koncepteve totalitare në rrafshin politik autori e ndjen qysh si gjimnazistë në momentin kur shokët dhe bashkëpunëtorët e afërt të tij nuk e pranojn mendimin, refleksionin politik ndryshe nga i tyre.
Autori i librit “Nën hijen e Rozafës” lexuesit i paraqet jetën e qytetarit të Shqipërisë së asaj kohe në masën më të madhe që nga momenti i sipërpërmendur-i mendimit ndryshe nga komunistët që etablonin pushtetin totalitar në Shqipërinë e pas luftës antifashiste – nacionalçlirimtare.
Pra, në këtë rrafsh të uniformimit në mendim dhe veprim sistemi politik i kohës për të cilën po flasim në Shqipëri dalloi “armiqtë” e saj të brendshëm të cilët numerikisht nuk ishin të pakët njeri ndër të cilët është autori i librit “Nën hijen e Rozafës” – Sami Repishti.
Repishti nga këtu, pra nga pika e ndryshimit të ideologjive në raport me partinë komuniste i bënë me dije lexuesit se çfarë tmerri dhe poshtërimi përjeton “tjetri”.
“Tjetri” për komunistët në pushtet siç i quan Repishti në këtë libër kanë bërë këtë ndarje shumë të ashpër në “ne” dhe “ata”, ku “ata” përfaqësonin pjesën e rrezikshme dhe të dëmshme për Shqipërinë komuniste.
Pra, “ata” tashmë janë transformuar nga sistemi politik i Shqipërisë së pas luftës antifashiste nacionalçlirimtare në objekt ndaj të cilit legalisht ushtrohen: dhunë, përndjekje sistematike dhe e orkestruar nga struktura udhëheqëse , përdhunim deri në pushkatim.
Gjithsesi është tmerruese dhe poshtëruese mbajtja në burg dhe detyrimi për të bërë punë krahu e Samiut dhe një pjesë të madhe të qytetarëve të asaj kohe me një “aktpadi” krejtësisht të trilluar nga të vetëquajturit komunist.
Këta të vetëquajtur komunist kishin ngarkuar vetën me”misionin” e ndreqjes së shoqërisë shqiptare !. Gjatë procesit të “ndreqjes” këta njerëz në mënyrën më të pa drejtë dhe barbare tregon në librin e tij “Nën hijen e Rozafës” – Sami Repishti i detyruan shumë njerëz të mbajnë vite të tëra në burgje të padrejta, në kushte poshtëruese me muaj të tërë të palarë në të ftohtë e të uritur! Tmerri nuk përfundon këtu përkundrazi ky është vetëm fillimi.
Pa asnjë arsye pa të drejtë dhe pa asnjë shpjegim pushkatohen njerëz në grupe me të vetmin justifikim se këta qenkan “armiqtë” e Shqipërisë.
Mirëpo, me gjithë tmerrin dhe poshtërimin që kishin mbi vete këta njerëz sikur kishin përvetësuar sentencën e LAFAJETIT se “Një komb është i lirë, kur ai ka vullnet për një gjë të till”, mbi këtë thënie sikur ky grup njerëzish “udhëhiqnin” pjesën më të mirë të shoqërisë shqiptare.
Paradoksi më i madh siç trgon autori i këtij libri është periudha pas lirimit nga burgu, atëherë kur i burgosuri mendonte se është i lirë, ndërsa nga ai moment burgimi shumëfishohej, jeta jashtë burgut ishte edhe më e padurueshme.
Përndjekja, tundimi me biseda informative, shikimi i të tjerëve ndaj të ish burgosurit përbuzës dhe shumë gjëra të tjera e kishin transformuar Shqipërinë në një burg të madh.
Tmerri dhe poshtërimi nuk janë ndryshe tek e fundit
Autorin e këtij libri ky burg i madh i cili po ia pamundësonte jetën edhe pas dhjetë vjetësh burgu e poshtërimi e detyroi për një arratisje të rrezikshme të stilit “bëje ose vdis” jashtë Shqipërisë.
Arratisje të cilën Sami Repishti e bëri madje madje pa i treguar edhe më të dashurve të tij sidomos nënës dhe motrës.
Tmerri dhe poshtërimi tek e fundit e detyruan për t’u arratisur.
Shqipëria, ishte e këtillë për shumë vite.
Libri “Nën Hijen e Rozafës” i Sami Repishtit na e bënë më të njohur Shqipërinë e atyre viteve.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë