Dy futbollistët kosovar, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, brenda disa ditëve do të udhëtojnë drejtë Serbisë.
Ata do të nisin fazën e kualifikimeve për Kampionatin Evropian ”EURO 2024″, me Zvicrën.
Ata me 25 mars do të luajn ndeshjen si mysafire e Bjellorusisë në Novi Sad, pasi nuk lejohet të organizojë ndeshjet në territorin e saj për shkak të përfshirjes në pushtimin rus të Ukrainës.
Mediat serbe tashmë kanë nisur ofendimet dhe linçimet ndaj futbollistëve kosovarë.
Sajti “espreso.rs” në një shkrim të publikuar ditën e sotme ka shkruar: “Po vijnë provokuesit: Xhaka dhe Shaqiri vijnë në Serbi, policia do t’i ruaj në secilin hap”.
Në anën tjetër sajti “alo.rs”., ka thënë se ata do të luajnë futboll por askush nuk mund ti shikoj nga afër.
“Ndeshja do të jetë e mbyllur për publikun, me vendim të UEFA-s. Edhe akreditimi për gazetarë nuk do të jetë i mundur. Policia do të jetë rreth stadiumit dhe do të parandaloj çdo grumbullim pranë stadiumit ‘Karagjorgje’ në Novi Sad”, shkruhet në shkrimin e këtij sajti.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...