Në Santiago Bernabeu zhvillohet ndeshja kthyese e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit.
Los Blancos përmbysën gjithçka në sfidën e parë në Anfield për të fituar me rezultat 5-2 dhe janë në situatë shumë të volitshme për të vazhduar në çerekfinale.
Redsat në anën tjetër duhet të fitojnë me epërsi prej katër golash për t’u kualifikuar ose së paku të krijojnë avantazh prej tre golashë për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Nuk do të mungojë një tjetër përballje taktikash ndërmjet strategëve Carlo Ancelotti dhe Jurgen Klopp, të cilët e kanë bërë zgjedhjen e skuadrave që luajnë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho; Modric, Camavinga, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius.
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Milner; Salah, Diogo Jota, Gakpo; Darwin Nunez.
Krijohet biblioteka e parë audiodigjitale,Rama: Përmbush nev...
Rama: Shkodra plot me turistë në këto ditë tetori
Kurti u takua me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin H...
Përplasja e deputetëve të opozitës me policinë, Hoxha: Efekt...
Osmani udhëton në Amerikë, folëse kryesore në Samitin Ndërko...
Raportohet se Koreja e Veriut ia ka dërguar mijëra ushtarë R...