Takimet gjatë ditës së parë të qëndrimit në Strasburg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i vazhdoi me përfaqësues nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D).
Eurodeputetja spanjolle Iratxe Garcia Perez, njëherësh drejtuesja e S&D së bashku me eurodeputetin nga Kroacia Tonino Picula dhe zëvendëskryetarin për Punët e Jashtme në S&D, Pedro Marques, e mirëpritën Kryeministrin Kurti.
Eurodeputetja Garcia Perez mirëpriti lajmin pozitiv në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në emër të Grupit të Social Demokratëve në Parlamentin Evropian, ajo u shpreh e gatshme për të punuar së bashku në mbështetje të kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Kurti e falënderoi grupin e Social Demokratëve për mbështetjen e tyre në rrugëtimin e Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe veçanërisht në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të cilët ishin të parët që e përkrahën publikisht në momentin e aplikimit, shkruan arbresh.info
Ai shtoi se prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë punësimi dhe drejtësia, e po angazhohemi të arrijmë rezultate inkurajuese në fusha e sektorë me rëndësi për zhvillimin e vendit.
Raportet ndërkombëtare dhe indikatorët ekonomikë në dy vitet e fundit janë dëshmi e progresit dhe e drejtimit drejt këtyre dy prioriteteve.
Ndërkaq, marrëdhëniet me BE-në i kemi përforcuar duke përafruar edhe më tej politikën tonë të jashtme me atë të BE-së dhe duke iu bashkëngjitur sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.
Republika e Kosovës, krahas sanksioneve ndaj Rusisë dhe solidarizimit me Ukrainën, është aktualisht vend nikoqir i 11 gazetarëve ukrainas të cilët po banojnë dhe veprojnë në kryeqytetin e vendit përmes programit JiR të mbështetur nga Qeveria.
Të paktën 66 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytje...
Neuer pyetet nëse do të rikthehet nga pensionimi pas lëndimi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 807 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Një arkatare e një marketi në Prishtinë raporton 200 euro të...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohet se sulmuan një ...
Arrestohet punëtorja e një kompanie të sigurimit në Prishtin...