“E pranoi fajin dhe i kërkoi falje familjes dhe opinionit”, tha në gjykatën e Velesit shoferi i cili goditi me veturë për vdekje një 11-vjeçare më 17 dhjetor, përcjell “TV24”.
I akuzuar për aksidentin tragjik është Angelçe Nikollov (30).
Prokurorja Sllavica Temelkovski ka kërkuar nga gjykata që të merret parasysh fakti se Nikollov paraprakisht është dënuar dy herë për vozitje në gjendje të dehur dhe se dy ditë është fshehur nga organet e rendit.
Publikimi i aktgjykimit është caktuar për ditën e premten.
Rasti tragjik ka ndodhur në rrugën “Boris Trajkovski” në Veles, ku 30-vjeçari me veturën “mercedes” goditi 11-vjeçaren dhe nënën e saj.
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...