Lionel Messit i është bërë një ofertë stratosferike nga Arabia Saudite.
Ylli argjentinas është bërë objektiv i klubit Al-Hilal, i cili është rival i klubit të ri të Cristiano Ronaldos, Al-Nassr.
Sipas mediave britanike, për shtatë herë fituesin e Topit të Artë është përgatitur një ofertë e majme me një rrogë të pabesueshme vjetore prej 221 milionë eurosh.
Babai i Messit dhe njëherësh menaxheri i tij, Jorge, është parë në Riyadh ditë më parë, ku thuhet se ka biseduar me klubin arab për një transferim eventual të të birit të tij në klubin Al-Hilal.
35 vjeçari është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin, me të cilin kishte nënshkruar për dy vjet më 2021, kur vendosi të largohej nga Barcelona si lojtar i lirë.
Pra, nga vera që vjen, Messin mund ta shohim duke luajtur prapë në një ligë me rivalin e tij më të madh, Cristiano Ronaldo, i cili paguhet 200 milionë euro në vit në klubin Al-Nassr.
Kampioni i freskët i botës ka mundësi të rikthehet edhe në Barcelonë, apo ta vazhdojë kontratën me parisienët, ndërsa flitet se ka oferta edhe nga klubet e ligës amerikane – MLS. /GE/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...