Të paktën një person ka humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë zhdukur pasi një shtëpi-kontejner e vendosur në një oborr është përmbysur nga shirat e dendura në rrethin Tut të provincës juglindore të Turqisë, Adıyaman, raporton Anadolu.
Në rrethin Tut, i cili është një ndër vendet që u ndikua nga tërmeti me qendër në Kahramanmaraş më 6 shkurt, një përrua vërshoi për shkak të reshjeve të dendura.
Guvernatori i Tokat-it, njëherësh koordinator për provincën Adıyaman, Numan Hatipoğlu njoftoi se një kontejner është përmbysur nga uji që ka kapluar rrethin.
Ai njoftoi se një person ka humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë zhdukur, duke shtuar se vazhdojnë punimet për t’i gjetur të zhdukurit.
Ndërkohë, ekipet e AFAD-it, policisë, xhandarmërisë dhe bashkisë vazhdojnë evakuimin e çadrave ku ka rrezik nga përmbytjet.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua