Liverpool po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të mesfushorit të Barcelonës, Gavi, pasi klubi nuk ishte në gjendje të regjistronte kontratën e tij të re profesionale.
Lojtari 18-vjeçar është një nga talentët më të ndritur në futbollin botëror dhe është një lojtar i rregullt si për Blaugranat ashtu edhe për kombëtaren spanjolle. Në shtator, ai e konfirmoi përkushtimin ndaj klubit katalunas duke rënë dakord për një marrëveshje të re fitimprurëse – duke përfshirë një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh.
Megjithatë, La Liga refuzoi të ratifikojë marrëveshjen për shkak të çështjeve të vazhdueshme financiare të klubit dhe pavarësisht se Barça po vazhdon të regjistrojë lojtarin në kushte profesionale, pavarësisht pozicionit të ligës, një gjykatë katalanase ka vendosur kundër klubit – që do të thotë se regjistrimi i tij është rikthyer në pikën zero dhe ai është ende lojtar i grupmoshave të reja dhe jo si i ekipit të parë.
Klubi katalanas nuk e dorëzoi kontratën e re të lojtarit brenda periudhës kohore të caktuar dhe humbi këtë mundësi. Klubi mund ta apelojë këtë vendim, por tani për tani situata është në bllokim.
Vendimi ligjor – të cilin Barca e kundërshton dhe këmbëngul se nuk është një vendim përfundimtar – do të thotë se klauzola e madhe e lirimit në kontratën e re të Gavit nuk është aktualisht e vlefshme – dhe kjo mund t’u mundësojë klubeve të synojnë shërbimet e tij.
Një raportim në The Times përshkruan se si Liverpooli – së bashku me Manchester Cityn – janë admirues të mëdhenj të lojtarit dhe janë inkurajuar nga zhvillimi i fundit i situatës së tij kontraktuale, që mund t’i lejojë ata të tentojnë transferimin e tij.
Humbja e Gavi do të ishte një goditje monumentale për Barcelonën, e cila tashmë është informuar se nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë me lojtarë të rinj gjatë verës nëse nuk mund të arkëtojë mbi 200 milionë euro. /Telegrafi/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë