Google ADS

Kurti udhëton drejt Francës

21:07 | 14 Mars 2023
K.B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sonte për në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE-në.

Në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit, bëhet e ditur se gjatë qëndrimit dyditor, Kurti do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme