Drejtori i Policisë nis detyrën me vizitë në Prekaz

17:09 | 14 Mars 2023
K.B

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga menaxhmenti i lartë të Policisë së Kosovës, vizitën e parë jashtë Policisë së Kosovës e realizoi te varrezat e dëshmorëve në Prekaz.


Me këtë rast menaxhmenti i PK-së bënë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prekaz si dhe vizituan familjen e Komandantit legjendar Adem Jashari, ku u pritën nga kryefamiljari Rifat Jashari.



Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme