Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar të martën është bërë prezantimi i planit të detajuar për spitalin e kryeqytetit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se ndërtimi i tij pritet të fillojë këtë vit dhe se tashmë është ndarë parcela në Prishtinën e Re si dhe buxheti prej 1.3 milionë eurove.
“Spitali i Prishtinës po vjen! Sot u bë prezantimi i planit të detajuar për Spitalin Gjeneral të Prishtinës, ndërtimi i të cilit pritet të fillojë këtë vit! Për Spitalin janë ndarë parcela në Prishtinën e Re dhe buxhet prej 1.3 milionë euro”, ka shkruar Rama.
Ai tutje ka bërë të ditur se spitali do t’i ketë 200 shtretër, me këto departamente kryesore: kirurgjia, internistika, gjinekologjia dhe pediatria.
“Faleminderit partnerëve tanë nga ICME, për punën fantastike në krijimin e një objekti të denjë që do të plotësojë të gjitha kushtet e qytetarëve të Prishtinës”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...