Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga dita e enjte do të filloj projektin e ri që synon krijimin e rrugëve më të sigurta për fëmijët në kryeqytetit.
Kjo do të bëhet falë projektit “Rrugët për Fëmijë”.
“Nëpërmjet projektit “Rrugët për Fëmijë” do të krijojmë një mjedis më të sigurt dhe të këndshëm për fëmijët në hapësirat përreth shkollave të tyre. Pas disa muajsh analizë, matje, projektim, planifikim e takime me qytetarë, ju njoftojmë se punimet do të fillojnë të enjten, me datë 16 mars 2023, duke nisur me hapësirat përreth Sh.F.M.U “Elena Gjika”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.
Sipas tyre, rruga prej Bulevardit “Zejnel Saliu”, nga udhëkryqi i rrugës “Emin Duraku”, deri te kryqëzimi me rr. “Ernest Koliqi”, do të mbyllet përherë për qarkullimin e mjeteve motorike.
“Sigurisht, me përjashtim të veturave të emergjencës, zjarrfikësve dhe veturave të policisë, veturave zyrtare dhe ato të parapara me ligj – për të cilat do të ketë pistona lëvizës që mundësojnë qarkullimin në raste emergjente. Besojmë se me këto intervenime mund të bëjmë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e banorëve tanë më të rinj, dhe të njëjtin koncept do ta aplikojmë edhe në rrugët tjera përreth të gjitha shkollave të kryeqytetit. Siguria e fëmijëve është prioriteti ynë!”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...