Google ADS

Çeku e quan krim djegien e ish-gjimnazit në Ferizaj: Objekti do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve

12:35 | 14 Mars 2023
A. B.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, e ka quajtur krim djegien e objektit të gjimnazit të vjetër në Ferizaj.

Në reagimin e tij për rastin, Çeku ka thënë se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.

“Kontratën për restaurimin e gjimnazit të vjetër e patëm nënshkruar javën e kaluar. Dje kanë nisur punimet, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ia vunë flakën. Ky është krim. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ai tutje ka deklaruar se gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj do të restaurohet, “i pëlqeu apo jo keqbërësve”.

“Trashëgimia jonë kulturore është më e rëndësishme se interesat tuaja të ngushta. Metodat e porositë mafioze nuk na ndalin”, ka përfunduar Çeku. /arbresh.info/

lexo edhe:

Komuna e Ferizajt: Do ta mbrojmë gjimnazin, shkaktarët e djegies të bëhen publikë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme