Dogana e Maqedonisë së Veriut konfiskon çanta dhe atlete në Qafë Thanë

12:23 | 14 Mars 2023
A. B.

Drejtoria e Doganave bën të ditur se në pikën kufitare Qafë Thanë në hyrje të vendit gjatë muajit mars, në dy raste janë konfiskuar çanta dhe atlete me firmë.

Nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur se ndaj gjërave të konfiskuara do të hapet procedurë për të konfirmuar të drejtën e pronës intelektuale.

“Më 4 mars, doganierët në Qafë Thanë sekuestruan një ngarkesë me çanta femrash me firmën e markave të famshme të modës, të cilat një shtetas shqiptar donte t’i shiste në vend.

Më 11 mars, doganierët konfiskuan një ngarkesë me 50 palë atlete dhe 23 çanta shpine në një automjet me targa italiane të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Doganave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme