Google ADS

Osmani: Nuk ka asnjë arsye për shtyrje, zgjedhjet në veri do mbahen me 23 prill

11:39 | 14 Mars 2023
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se për zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore, institucionet e sigurisë po bëjnë përpjekje  për sigurinë e qytetarëve.

Këto komente Osmani i bëri para mediave pasi mori pjesë në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas.

“Ato janë caktuar me 23 prill në bashkëpunim me të gjitha subjektet politike në vend. Institucionet e sigurisë janë duke bërë përpjekjet dhe punën e vazhdueshme në mënyrë që në këto katër komunat të ketë siguri për qytetarët, në mënyrë që ata ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese për të votuar”, ka deklaruar Osmani.

“Deri me tani, un nuk kam asnjë letër, asnjë vlerësim, asnjë informatë që do të më qonte në drejtimin e kundërt. Pra të gjitha vlerësimet nga institucionet relevante janë që zgjedhjet të mbahen ashtu siç janë caktuar. KQZ-ja është duke e bërë përgatitjet e nevojshme dhe po bënë një punë të shkëlqyeshme për përgatitje të këtyre zgjedhjeve”, tha Osmani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme