Osmani: Presim të arrihet marrëveshja por nga Serbia nuk ka sinjale pozitive

11:27 | 14 Mars 2023
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani për takimin e 18 marsit në Ohër ka thënë që Kosova do të angazhohet plotësisht për një marrëveshje që sjell paqe.

Këto komente e para e shtetit i bëri para mediave pas përfundimit të fjalimi në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas.

“Do të jetë një takim që padyshim Kosova do të angazhohet me plot konstruktivitet, do të jap komentet e veta, propozimet e veta, gjithsecila kontribuon për paqen në rajon, kontribuon në arritjen e një marrëveshje që zgjidh problemet jo krijon”, ka deklaruar Osmani.

Osmani tutje shtoi se Serbia nuk ka interesim për arritjen e një marrëveshje tash e 12 vite dhe theksoi se pret nga ndërkombëtarët që të i bëjnë presion.

“Serbia nuk ka dhënë ndonjë kontribut deri sot qoftë për arritjen e marrëveshjes qoftë për paqe dhe stabilitet.
Kontributi i tyre i vetëm në proces ka qenë obstruksioni dhe nuk është asgjë e re. Kjo ka ngjarë në këto 12 vite të dialogut.

Edhe atëherë kur kanë nënshkruar marrëveshje, Serbia ka gjetur një arsyeje për implementimin e tyre. Deri me tani, gjysma e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel përfshirë këto të fundit nuk janë duke u zbatuar nga ana e Serbisë dhe kjo tregon se nuk kanë interesim. Nuk kemi pritje të mëdha nga ana e Serbisë presim nga ndërkombëtarët që të bëjnë presion”, u shpreh Osmani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme