Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtëritje të Demokracisë” të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik.
Kurti ka thënë se në Kosovë nuk mund të ketë demokraci, nëse nuk ka barazi gjinore, shkruan arbresh.info
“Politika është e lidhur me bindjet në mënyrë të pashkëputur. Janë analizat dhe kërkimet, por në politikbërje janë të rëndësishme bindjet. Unë besoj se nuk mund të kemi demokraci pa barazi gjinore”.
“Ajo ndërtohet mbi pluralizëm, sundim të ligjit dhe barazi gjinore. Barazia gjinore është ajo që përbën urën për barazi shoqërore. Sa i përket Kosovës, unë besoj se ajo është duke u përmirësuar dhe përmirësimi është më i shpejtë se kurrë më parë”, deklaroi Kurti. /arbresh.info/
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja