Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që zhvillohet në Indi.
Federata e boksit qysh nga muaji janar ka dorëzuar dokumentacionin e kompletuar për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet nga data 14-26 Mars 2023 në New Dehli-Indi.
Edhe pse Komiteti Olimpik i Indisë dhe Federata e Boksit e Indisë fajin ja hedhin Qeverisë Indiane gjegjësisht Ministrisë së Punëve te Jashtme te Indisë për mos pajisjen me viza për Kombëtaren e Kosovës në Boks.
Megjithatë, në një prononcim sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli njofton që nuk është problem viza për mos pjesëmarrjen e Donjetës në Kampionat.
Arsyeja është që Kosovës i është kërkuar të garojë në këtë kampionat pa simbole të shtetit, dhe një gjë të tillë kanë refuzuar të bëjnë federata.
“Jo jo se vizat na u kanë lejuar, por me dy kushte mu prezentu pa Flamur dhe pa Himn dhe Donjeta me boksu pa simbole te Kosovës po na në bashkëpunim me MKRS,KOK dhe Federata ka marrë vendim qe mos te udhëtojmë e mos të marrim pjesë se na prezantojmë shtetin e Kosovës me simbole tona shtetërore dhe e kemi refuzuar pjesëmarrjen”, tha fillimisht Demolli për lajmi.net.
Tutje ai tha që kjo që ata kanë përjetuar është diskriminim ndaj sportistëve të Kosovës.
“Ky është diskriminim i sportistes dhe shkelje e te drejtave njerëzore dhe prapë Politika po ndikon ne sport nga shtetet qe se njohin Shtetin e Kosovës”, përfundoi ai.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që sportistët kosovarë përballen me probleme të tilla.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...