Rasti Dehari, shkarkohet Kryeinspektori Ylber Topalli

18:02 | 13 Mars 2023
Emir Abduramani

Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar kryeinspektorin e Inspektoratit në këtë ministri, Ylber Topallin.

Në një njoftim në Facebook, MD-ja thotë se ky shkarkim ka të bëjë me rastin e Astrit Deharit, ku arsyet e shkarkimit të tij janë “një sërë shkeljesh të rënda procedurale”, ku njëra nga to është marrja e kamerave të sigurisë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dhe dërgimi i tyre në Ministrinë e Drejtësisë, para Policisë së Kosovës.

“Ylber Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurise nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjellë në Ministrinë Drejtesisë, duke tejkaluar edhe kompetencat që bart detyra e tij, veprime të cilat kan kontribuar negativisht drejt hetimit të drejtë të vrasjes së Astrit Deharit”, thuhet në njoftimin e MD-së, përcjell arbresh.info.

Sipas MD-së, ai gjithashtu ka hartuar dy raporte kontradiktore, ku në njërin vdekja e Deharit cilësohet si vetëvrasje e në tjetrin mohohet raporti i njëjtë.

“Në njërin raport, disa ditë pas vrasjes së Astrit Dehari, kryeinspektori Topalli e ka quajtur rastin e Astritit vetëvrasje. Disa ditë më vonë, të njëjtin raport ai e mohon që është i tij edhe pse e ka vendosur nënshkrimin e tij në këtë raport”, thotë MD-ja.

Postimi i plotë:

Të ngjashme