Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka realizuar një operacion policor në pesë lokacione të ndryshme në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe në Prishtinë, ku kanë arrestuar pesë persona.
“Të dyshuarit në mënyrë të organizuar si grup i rrezikshëm kriminal, dyshohet se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277, lidhur me veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 dhe veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366”, thuhet në njoftim.
Inicialet e të arrestuarve janë S. S., S. S., E. Xh., Sh. D. dhe Sh. J..
Gjatë kontrollit dhe bastisjeve të kryera në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
20 armë (AK-47), 20 karikatorë AK 47, dy automjete, gjashtë telefona si dhe dokumente relevante për rastin.
Me vendim të prokurorit kompetent pesë të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.
“Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit mbeten të përkushtuara në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, parandalimit të veprimtarive të ndryshme kriminale dhe sjelljen para drejtësisë të personave të dyshuar”, thuhet në fund të njoftimit./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?