Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një 60-vjeçare mbeti e vrarë dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Drejt një lokali në ‘Don Bosko’ që rezulton në pronësi të Fatjon Muratit, është qëlluar nga një motor në lëvizje, ku ndodheshin dy persona.
Mësohet se njëri nga ata po drejtonte motomjetin ndërsa tjetri ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt lokalit.
“Është qëlluar në lëvizje nga një motor dhe jo nga një automjet. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se është qëlluar në lëvizje. Motori drejtohej nga një person tjetër ndërsa tjetri që e shoqëronte ka qëlluar me kallashnikov ndaj lokalit”- bëri me dije gazetari i euronews.al.
Vrasja në Tiranë
Reth orës 21:05, (12 mars) në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Murati në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç
Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.
Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton