Google ADS

Gërvalla takohet me homologun e saj grek, flasin për zhvillimet e dialogut Kosovë-Serbi

17:01 | 12 Mars 2023
E.H

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Grevalla është takuar me homologun e saj grek, Nikos Dendias, më të cilën kanë diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Deandias ka thënë se temat tjera të diskutimit kanë qenë dhe zhvillimet rajonale.

“Gjatë qëndrimit tim në Prishtinë, u takova me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Diskutim mbi zhvillimet rajonale, duke përfshirë perspektivën e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet lidhur me Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Dendias.

Kujtojmë se gjatë ditës kryediplmati nga Greqia është takuar dhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurtin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme