Google ADS

Haradinaj: Gruaja në Aleanca ka pasur, ka dhe do ta ketë vendin meritor dhe respektin maksimal

15:57 | 12 Mars 2023
E.H

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gratë në partin e tij e kanë pasur dhe do ta kenë vendin meritor.

“Unë personalisht dhe AAK-ja, gjithmonë kemi pasur kujdes në raport me rolin e gruas në parti, në shoqëri dhe në institucione. Përfaqësimin e gruas e konsiderojmë të domosdoshëm për të siguruar funksionim normal të demokracisë dhe kjo bëhet përmes partive politike. Gruaja në Aleanca ka pasur, ka dhe do ta ketë vendin meritor dhe respektin maksimal”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj, i cili mori pjesë në diskutim me Aleancën e Gruas së Kosovës, shprehu mirënjohjen dhe admirimin për punën e palodhshme të grave në këtë aleancë.

“AGK-ja ka shpalosur vizionin e saj në raport me interesat e grave, përfaqësimin e barabartë në çdo instancë politike, shoqërore dhe institucionale. AGK-ja do të jetë aktive në promovimin e barazisë gjinore dhe kërkuese e pandalshme në eliminimin e çdo forme të diskriminimit apo pabarazisë, si në punësim, ashtu edhe në përfaqësim”, ka shtuar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme