Google ADS

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

14:31 | 12 Mars 2023
A Z

Sipas Prishtina Weather, java fillon me ngrica e kthjellime, pastaj të martën temperaturat në rritje, ndërsa nga mesi i javës sërish reshje shiu e bore, dhe rënie e temperaturave.

13.03 – Kryesisht kthjellët. Mëngjesi i ftohtë e me ngrica. Ditën më butë.

14.03 – Intervale me diell dhe vransira shtresore të larta. Ditën më ngrohtë.

15.03 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes riga lokale shiu. Pasdite priten rrebeshe shiu, që më vonë shndërrohen edhe në reshje bore.

16.03 – Ftohtë. Vransira dhe intervale me diell pasdite.

17.03 – Ngrica në mëngjes, e gjatë ditës kryesisht me diell.

Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -4C në fillim të javës dhe ditën e premtë, ndërsa maksimalet deri të martën shënojnë rritje në 15C e 17C, por me një rënie të përkohshme ditën e enjtë në 5C.

Era fryn nga jugu e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, e të mërkurën mbrëma ndryshon drejtimin në veriore dhe frynë me hove edhe deri në 12 e 14m/s ditën e enjtë.

Shtypja atmosferike pas një rritjeje në fillim të javës, sërish në rënie të thellë nën vlera normale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme