Kurti: Shpresoj që refuzimi i Serbisë në Bruksel, të mos jetë një sinjal se s’pajtohet me përmbajtjen e marrëveshjes

11:57 | 12 Mars 2023
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një video-mesazhi në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, ka folur ndër të tjerash, edhe për takimin që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kurti tha se shpreson që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen në Bruksel, të mos jetë një tregues se nuk pajtohet me përmbajtjen e asaj marrëveshjeje.

“Në takimin trelateral në Bruksel u shpreha i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen bazike në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidentin i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, refuzoi, këtë refuzim ai e bëri publik pasi e la takimin. Javën tjetër, ne do të takohemi prapë në Ohër shpresoj që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen në Bruksel nuk është një tregues që ata nuk pajtohen me përmbajtjen”, u shpreh Kurti.

Ai tha se beson se marrëveshja bazë në mes të Kosovës dhe Serbisë përbën avancimin drejt njohjes reciproke në mes të dy shteteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme