Carlo Ancelotti u ka thënë lojtarëve të tij që të mos jenë të vetëkënaqur përpara përballjes me Liverpoolin në mesjavë.
Dy skuadrat në fjalë do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit të1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, më 15 mars, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Ndeshja e parë e zhvilluar në “Anfield” u fitua nga gjiganti spanjoll me rezultatin 2:5.
Ancelotti ka folur për këtë përballje, teksa tha se duhet pasur kujdes duke kujtuar sezonin e kaluar, kur Real Madridi rrezikoi të eliminohej nga Chelsea.
“Ne kemi përvojën e vitit të kaluar kundër Chelseat. Ne kemi një avantazh, prandaj jemi favoritë, por duhet të luajmë edhe 90 minuta të tjera me të njëjtin qëndrim si në ndeshjen e parë”, u shpreh italiani.
“Ne kemi një avantazh, por nuk mund të mendojmë të menaxhojmë lojën, duhet të luajmë 90 minuta në nivelin më të lartë”, shtoi Ancelotti./GE/
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...