Një automjet i tipit BMW është përplasur me një taksi në Baden-Württemberg të Gjermanisë. Të vdekur nga aksidenti kanë mbetur pesë persona dhe janë lënduar dy të tjerë.
Katër persona ndodheshin në automjetin BMW dhe një pasagjer i taksisë mbetën të vdekur.
Sipas raportimit të 20minuten, arsyet ende mbesin të paqarta, por tashmë është bërë e ditur se shoferi 25-vjeçar humbi kontrollin mbi mjetin dhe përplasi taksinë në krahun tjetër të rrugës. Automjeti BMW me 400 kuaj fuqi u përplas përballë me taksinë, në të cilin dy vëllezër ishin ulur pranë shoferit.
Shoferi i automjetit BMW bashkë me tre pasagjerët e tij – dy burra (të dy 29-vjeçar) dhe një grua (24-vjeçare) u konstatuan të vdekur në vendngjarje. Një nga pasagjerët e taksisë, 28-vjeçar për shkak të plagëve ndërroi jetë, ndërkohë që shoferi i taksisë dhe pasagjeri tjetër kanë marrë lëndime të rënda, raporton 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Shoferi humbi kontrollin dhe u përplas me taksinë në anën e kundërt të rrugës. Të katër personat që ndodheshin në mjetin e tipit BMW dhe një pasagjer në taksi u konstatuan të vdekur si pasojë e aksidentit./albinfo.ch
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank