Bad News Eagles triumfon ndaj ekipit serb në CS:GO

19:55 | 11 Mars 2023
A. B.

Ekipi nga Kosova në CS:GO, Bad News Eagles ka regjistruar fitore kundër iNation.

BNE-ja triumfoi me rezultatin 19:17 ndaj ekipit serb.

Ekipi kosovar ishte në disavantazh nga pjesa e parë me rezultatin 8-7, por ia doli të fitoi me rikthim në pjesën e dytë.

Kjo ishte ndeshja e parë për BNE në turneun kualifikues “RES Eastern European Masters Spring 2023”.

Në ndeshjen e radhës Bad News Eagles do të përballet me Eternal Fire nga Turqia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme