Policia e Kosovës njoftoi të shtunën për një rast të lajmërimit apo kallëzimit të rrejshëm të rastit të grabitjes së një shume të hollash, që ka ndodhur në Shtime.
Sipas njoftimit, rreth orës 07:30 një 48-vjeçar me inicialet A.G, ka raportuar se në fshatin Gjyrkovc persona të panjohur e kishin sulmuar dhe me dhunë i kishin grabitur para në vlerë prej 3 mijë e 500 euro dhe kishin ikur me një automjet në drejtim të panjohur.
“Policët e rendit të stacionit në Shtime e më pas hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën dyshimin se mund të ketë lajmërim apo kallëzim të rrejshëm të rastit i kanë nisur hetimet”, thuhet në komunikatën për media.
Fillimisht ankuesi është testuar me alkool test, i cili ka rezultuar me 1.42 promila.
“Pas intervistimit nga hetuesit policor, në prani edhe të avokatit mbrojtës, rreth orës 15:00, ai në tërësi e ka pranuar veprën se ka deklaruar rrejshëm, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit i njëjti lirohet për procedurë të mëtejme hetimore dhe ndaj tij është iniciuar kallëzim penal, nën dyshimin se ka kryer vepër penale ‘Lajmërimi, apo kallëzimi i rremë’”, thuhet tutje në njoftim. /arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...